Skip to content

Tensione në protestën e naftëtarëve para MIE, shoqërohen disa persona për në polici

tension

 

Disa protestues janë shoqëruar në polici për shkak të përplasjeve para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës. Mes tyre janë edhe aktivistët e Organizatës Politike si Arlind Qori dhe Arben Kola.

Pavarësisht rezistencës së fortë që i bënë forcave policore, ata u shoqëruan për në polici pasi nuk lejohet grumbullimi nga Covidi.

Naftëtarët e Ballshit kanë mbërritur në Tiranë për të protestuar për pagat e pamarra prej disa muajsh. Mes tyre është edhe kreu i Sindikatës Sokol Dautaj, ndërkohë që nuk kanë munguar tensionet në protestë. Ata kërkojnë një zgjidhje për këtë situatë dhe dëshirojnë që të plotësohen kushtet për rifllimin e punës.