Mëngjesin e kësaj të mërkure banorët e bregut të lumtit janë përplasur me policinë, pasi fadromat kanë shkuar për të prishur shtëpitë e banorëve.
Në mbështetje të banorëve të cilëve do t’i prishtet banesa kanë shkuar edhe ish-deputetët e opozitës Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari, të cilët janë përplasur me policinë për të kundërshtuar ndërhyrjen e tyre.
Në fjalën e tij Braimllari, është shprehur se pushteti i ministrit Lleshaj dhe I Edi Ramës po merr fund.
“Sandër Lleshi të bëjë kujdes, pushteti i tij dhe i Edi Ramës po merr fund. Banorët janë në të drejtën e tyre. Banoret po trajtohen si terroriste. Kanë ardhur në 6 të mëngjesit i kanë nxjerrë gratë, fëmijët dhe të moshuarit nga shtëpia. Sandër Lleshi nxjerr me pizhama njerëzit nga shtëpia. Edi Rama dhunon të varfrit dhe përkrah oligarkët. Edi Rama po dhunon qytetarët për interesat e tij personale.”
Ndërkohë deri më tani për ndërtimin e Bulevardit të Ri janë shembur 10 banesa nga 38 banesa, ndërsa këtë të mërkurë bëhet me dije se ishte parashikuar se do të edhe 12 të tjera.
