Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha të premten se Greqia, duke “gënjyer për ndërmjetësimin e NATO-s”, e ka bërë edhe një herë të qartë se nuk është në anën e dialogut.

Duke komentuar mbi tensionet aktuale midis Turqisë dhe Greqisë në Mesdheun lindor, ai tha se homologu i tij grek kishte hedhur poshtë një propozim për një takim dhe bisedime të pakushtëzuar.

Ai shpjegoi se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi të enjten se Turqia dhe Greqia kishin rënë dakord për një propozim për bisedimet e sponsorizuara nga NATO që synojnë tejkalimin e tensioneve në Mesdheun lindor.

“Stoltenberg dha informacion në lidhje me propozimin për publikun vetëm pasi të dy palët e pranuan atë. Greqia më pas mohoi NATO-n dhe tha se nuk e pranonte propozimin. Greqia gënjeu në këtë rast, jo Sekretarin e Përgjithshëm,” tha Cavusoglu në Ankara, pasi “Greqia ka treguar përsëri se nuk është për dialog”.

Ministri i Jashtëm turk tha gjithashtu se një propozim i ngjashëm mbi negociatat turko-greke u propozua nga Komisioneri i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurinë Josep Borrell.

“Ne menjëherë ramë dakord me këtë propozim për negociata dhe thamë se mund të takoheshim në një vend neutral, por pa parakushte për këtë. Mësuam se kolegu ynë grek Nikos Dendias hodhi poshtë propozimin e Borrellit,” tha ministri i jashtëm turk.

Duke theksuar se Franca është “më nxitësja” e Greqisë kundër Turqisë, Çavusoglu i bëri thirrje Presidentit Macron të heqë dorë nga “politika histerike që bën Francën qesharake”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re