Pas anulimit të dy komisioneve, ai i Ligjeve dhe i Shëndetësisë edhe Komisioni i Jashtëm Parlamentar nuk do të zhvillohet.

I parashikuar për në orën 12:00, mbledhja është shtyrë për shkak se nuk ka pasur kuorumin e nevojshëm.

Kujtojmë që Komisioni i Ligjeve do të mblidhet online, ndërsa nuk ka një njoftim për Komisionin e Shëndetësisë.

CFARË NDODHI SOT NË KRYESINË E KUVENDIT?

Deputetët e opozitës prej ditësh kanë njoftuar aksionin e tyre opozitar, duke u shprehur se nuk do lejojnë zhvillimin normal të punimeve.

Sot ata janë përplasur fizikisht edhe me punonjësit e Gardës, pasi këta të fundit nuk kanë lejuar që të futen brenda ambienteve, ku deputetët e opozitës kishin njoftuar edhe mbledhjen e grupit parlamentar.

Në kushtet kur ligjvënësit demokratë nuk janë lejuar të futën nga dera, ata kanë hyrë nga dritarja.

Po nga dritarja mbajti një fjalim edhe Sali Berisha, i cili tha se ajo cka ndodhi sot në kryesine e Kuvendit tregon fytyrën e vërtetë të qeverisë.

Sipas tij Edi Rama është i tmerruar nga aksioni opozitar, ndaj ka urdhëruar që të mos lejohet futja e deputetëve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re