Tensionet mes demokratëve përveçse në Parlament kanë ndodhur edhe në rrjetet sociale apo në grupet e komunikimit.

Kështu një akt sa i parëndësishëm aq edhe i panevojshëm ka ndodhur sot me Grupin Parlamentar të PD.

Lulzim Basha duket se ka urdhëruar sekretarin Endri Hasa që të fshijë mesazhin e Gazment Bardhit, që njoftonte deputetët në grupin e ëhatsapp të Grupit Parlamentar për mbledhjen e radhës të grupit, të martën në orën 12.00.

Endri Hasa, jo vetëm ka fshirë mesazhin, por dhe i ka hequr të drejtën deputetëve të shkruajnë mesazhe dhe të komunikojnë mes tyre në grupin e përbashkët të ëhatsapp.

Ky veprim vetëm sa ka nxitur deputetët e tjerë të largohen më pas nga ky grup, duke refuzuar këtë metodë veprimi në grupin parlamentar. Deputetët të kontaktuar nga gazetari Osman Stafa e kanë konsideruar këtë një veprim qesharak dhe pa asnjë efekt, sa kohë ato mund të krijojnë sa grupe të duan për të komunikuar me njëri tjetrin.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re