Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar se ditën e djeshme në kampin e MEK në Manëz të Durrësit, është kërcënuar një gazetare me vdekje.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka zbuluar se në morg i kanë thënë që lajmin duhet ta bënin siç donin muxhahedinët.

Nuk është thënë fare, por dje është kërcënuar me vdekje një gazetare. I kanë thënë që e shikon këtë viktimën këtu se kanë vajtur deri në morg gazetarët. ‘Mos mendoni ta bëni ndryshe lajmin se edhe ti do bëhesh si kjo’, i kanë një vajze gazetare dhe unë jam habitur. I thash: ‘Si ka mundësi? Po ju ça i thatë? Ç’është ky kërcënim që bëhet? Për çfarë arsye?’. Se edhe këto telefonat që bëhen janë censurë dhe më thua mua, pse flet ti, a je bërë ti bashkëpunëtor me Iranin, a na shitët ne. Unë jam një profesor që flas kur shikoj 15 policë të plagosur, në momentin që Policia e Shtetit tim goditet, unë flas. I kam mesazhet këtu, por nuk janë të natyrës kërcënuese, prandaj nuk i nxjerr”, u shpreh eksperti.

Kujtojmë që brenda kampit dyshohet se kishte një bazë të ngritur që ishte në kundërshtim me rregullat e shtetit. Kontrolli është urdhëruar nga SPAK pasi ka pasur dyshime se banorët brenda kampit kanë qenë të përgjuar nga persona të inflirtuar nga Irani.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re