Analisti Fatos Lubonja ka folur për tensionet e shkaktuara ditën e sotme në kampin e MEK në Manzë, pas ndërhyrjes së forcave të policisë.

lubonjaaa-768x449

Ai u shpreh se nga ajo që ndodhi duket sikur po përgatitej një sulm ushtarak dhe jo kibernetik. Sipas Lubonjës, policët kanë tejkaluar të drejtën e tyre.

Më tej ai u ndal edhe te vdekja e një prej muxhahedinëve në kamp duke theksuar se shteti duhet të marrë përgjegjësi në rast se kjo ngjarje ka pasur si shkak gazin lotsjellës të përdorur nga policia.

“Janë më shumë të mbështetur nga republikanët.Kjo ka një lidhje me politikat amerikane ndaj Iranit. Ka pasur një politikë ç’tensionimi për çarmatimin, politikë që u hodh poshtë nga Trump. Këtë që ndodhi sot nuk e trajtoj dot si çështje vetëm shqiptare. Nuk do vepronte në mënyrë kaq brutale qeveria shqiptare nëse nuk do kishte një konsultim të mëhershëm, që unë dyshoj se është me amerikanët.

Biden kërkon të risjellë politikën që u hoq nga Trump. Sa i përket aksionit të forcave tona, ata hynë një ushtri e tërë, dukej sikur ishin përballë një ushtrie e po përgatisnin një sulm ushtarak jo një sulm kibernetik. Policët tanë kanë tejkaluar të drejtën e tyre, dhunë është vetë demonstrimi i forcës me hyrjen aty. Nëse viktima ka ndërruar jetë nga gazi lotësjellës duhet të ndjehen përgjegjësi. Shteti shqiptar bëhet më katolik se Papa. Nuk duhet t’i kishte marrë jo sepse janë të këqinj por krijoheshin këto probleme”, deklaroi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re