Ministria e Mbrojtjes së Kosovës njoftoi se, për shkak të situatës në veri të Kosovës, aktivitetet në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe ’23”, anulohen.

 

Nga 21 maji, Kosova është bërë pritëse e stërvitjeve më të mëdha ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit, “Defender Europe 2023”.

 

Është parashikuar që këto stërvitje të zgjasin deri më 2 qershor dhe në to të marrin pjesë mbi 1.300 ushtarakë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me 24.000 ushtarakë të 25 vendeve të NATO-s.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re