Ish-zv.ministrja e Jashtme e Shqipërinë, Edith Harxhi, është shprehur se tensionet në veri të Kosovës po ndodhin për shkak të situatës së rënduar prej 2 vitesh në Ballkan dhe mungësës së dëshirës së Serbisë për të dialoguer me Kosovën.

Komentet Harxhi i bëri teksa ishte e ftuar në emisionin “Log”. në Panorama TV, ku tha se gabimi i Kurtit është se mori një vendim të nxituar dhe të pakonsultuar për vendosjen e 3 kryekomunarëve shqiptarë në zonat me shumicë serbe.

Sipas Harxhit, Kurti duhet ta kishte shtrirë diskutimin më gjerë në nivel politik, duke u takuar me të gjithë liderët e partive të opozitës.

“Gjithçka ka evoluar ditën e djeshme me sulmin që i është bërë ushtarëve të KFOR. Aleksandër Vuçiç është ai që po mundohet të provokojë një konflikt në Ballkan. Edhe deklarata e Lavrovit tregon se jemi drejt përshkallëzimit të situatës.

Tensionet në Kosovë janë edhe pasojë e situatës së rënduar prej dy vitesh në Ballkan dhe mungesës së dëshirës së Serbisë për të dialoguar me Kosovën dhe për të sanksionuar Rusinë.

Nëse do të marrim pjesën e zgjedhjeve në Kosovë, në 3 komunat në veri, natyrisht që këto 3 komuna duhet të drejtohen nga njerëz të zgjedhur prej tyre, pavarësisht se ata nuk morën pjesë në votime. Mendoj se duhej gjetur një gjuhë e mesme. Vuçiçi ishte ai që nuk e nënshkroi marrëveshjen e Ohrit. Me erdhi keq që Kurti bëri një nënshkrim të njëanshëm.

Por dërgimi i 3 kryekomunarëve shqiptarë në zonat me shumicë serbe, duhej konsultuar shumë mirë.  Zoti Kurti duhet të matej shumë mirë dhe të konsultonte faktorin politik në Kosovë.

Dialogu kërkon të gjitha palët në tryezë. Dialogu duhet të ishte në nivel politik dhe jo teknik siç e çoi kurti, që takoi 2-3 herë veç e veç liderët e opozitës”, u shpreh Harxhi.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re