Deputetët e Partisë Demokratike, ashtu siç kishin paralajmëruar, kanë bllokuar Kuvendin për të mos lejuar zhvillim normal të seancës plenare si dhe kanë grumbulluar karrige në foltoren e Kuvendit.

Mes deputetëve ka pasur përplasej me tonë të ashra ku deputeti Ervin Salianji u përfshi në një debat me kreun e grupit të PS, Toni Gogu.

Salianji: Karriget nuk janë tuajat janë të popullit, nuk e keni pronë këtë. E din unë çfarë përfaqëson ti.

Gogu: Je me “non gratat” ti, je bere kamikaz i paligjshmërisë.

Salianji: Ti je vegël që përdoresh, mua s’më përdor dot njeri. Unë përfaqësoj popullin.

Ndërkohë në një reagim në “Facebook”, Salianji ka ritheksuar dhe njëherë deklaratë e tij, ndërsa shkruan se “karriget janë të popullit, prapanicat janë të deputetëve, nuk do i lejojmë ta tallin me qytetarët!”

“Karriget janë të popullit, prapanicat janë të deputetëve, nuk do i lejojmë ta tallin me qytetarët! Nuk ka normalitet nëse nuk zbatohet KUSHTETUTA!”, shkuan ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re