Partia Socialiste ka kërkuar masë disiplinore për deputetet demokrate Albana Vokshi dhe Elda Hoti.

Kërkesa e PS do të shqyrtohet sot në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, që do të mbahet në orën 15:00.

Kërkesa e PS vjen pas trazirave në seancën e fundit plenare në Kuvend, ku opozita sërish bllokoi sallën.

Megjithatë mazhoranca kaloi e vetme ligjet, përfshirë këtu edhe projektligjin për bastet online. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re