Ish-kryeministri Sali Berisha, në një prononcim për mediat pas mbledhjes me deputetët e opozitës ka reaguar në lidhje me thirrjet e ndërkombëtarëve për dialog mes dy kampeve.

Berisha është shprehur se nuk është kundër dialogut dhe se janë pro vendosjes së normalitetit në Kuvend, nëse rikthehen të drejtat kushtetuese të të drejtave të deputetëve të opozitës.

Sali Berisha: Në qoftë se PS respekton të drejtat Kushtetuese kemi deklaruar se jemi për vendosjen e normalitetit. Nuk kemi thënë që nuk bëjmë dialog. Është më e thjeshtë rikthimi i deputetëve të drejtat në Parlament.

Edi Rama nuk pranon se nuk do të hetohet, sepse është autor kryesor i djegësve në vend. Mos harro së është ai kreyautori. Është ai, pyesin me dëshmitar, Beqja thotë që paratë i ka marrë Rama, jo unë. Është i sterilizatorëve , i aferës së Durrësit, i Dubai City-t në portin e Durrësit.

Është Edi Rama këtu, pale Olsi. E keni dëgjuar aferën e Armand Josifit. Në burg janë djem dhe vajza që në mënyrë absolute nuk kanë pasur lidhje me Josifin dhe nuk dinë asnjë fjalë gjermanisht. Ata që bënin vjedhje me bitcoin janë të lirë se është Olsi i zhytur. Është thjeshtra. Ai tmerrohet kur pamendet ajo. Kushtetuta e ndalon, ai beson se është mbi të.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re