Në lidhje me tensionet në Parlament ka reaguar edhe ambasada e Italisë, e cila shprehet e shqetësuar për situatën.

Sipas ambasadës, një Parlament funksional dhe një dialog frytdhënës midis deputetëve të zgjedhur janë thelbësorë për funksionimin e duhur të demokracisë.

Ambasada thotë se nxit shumicën dhe opozitën në Parlament që të punojnë së bashku.

|Ambasada e Italisë në Tiranë shpreh shqetësim për zhvillimet më të fundit në Parlamentin shqiptar. Një Parlament funksional dhe një dialog frytdhënës midis deputetëve të zgjedhur janë thelbësorë për funksionimin e duhur të demokracisë. Nxisim shumicën dhe opozitën të punojnë së bashku për të siguruar që Parlamenti të mund të ushtrojë detyrën e tij në interes të të gjithë shtetasve”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Kujtojmë që për këtë situatë kanë reaguar edhe ambasada e SHBA, ajo e Britanisë së Madhe, e Gjermanisë, por edhe zyra e BE në vendin tonë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re