Skip to content

Tensionet ne protestë, autoboti hedh ujë me presion drejt studentëve

autoboti

Tensionet janë përshkallëzuar gjatë protestës së studentëve në Tiranë, ku autoboti i policisë ka hedhur ujë me presion në drejtim të protestuesve.

Situata vjen pas përplasjeve pranë Ministrisë së Arsimit, ku janë pozicionuar edhe forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Studentët vijojnë protestën, ndërsa situata në terren mbetet e tensionuar.