Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, si dhe me liderët e pesë vendeve anëtare nga Evropa Juglindore, ka deklaruar se NATO duhet të garantojë kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë.
“Theksova edhe sot shtimin e numrit te forcave në veri, për të garantuar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë që është jashtë kontrollit dhe është në shërbim të aktivitetit ilegalë, të trafikut të armëve, drogës dhe aktiviteteve që ngatërrohen më pas dhe me aktivitetin politik me sfond ultranacionalist”, tha Rama.
Më tej gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare shprehet se Stoltenberg e priti me interes një propozim të bërë për të ndërtuar një format të një Samiti të NATO-s me Ballkanin Perëndimor ku të jenë prezentë edhe vendet që nuk janë anëtare.
Edi Rama: Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e priti me interes propozimin për të ndërtuar një format të një samiti të NATO-së me Ballkanin Perëndimor, ku të jenë të pranishëm jo vetëm vendet anëtarë, por edhe vendet partnere të NATO-s.
Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor që nuk janë sot të pranishme, si edhe pjesa tjetër, që janë në kufi me rajonin dhe kanë një interes për stabilitetin dhe progresin demokratik të rajonit.
Nga ana tjetër, jam i keqardhur për faktin që pavarësish thirrjeve për të shtuar vëmendjen dhe trupat të cilat duhet të garantojnë stabilitet të Kosovë, ka ndodhur një ngjarje tragjike e cila duhet konsideruar një paralmërim dhe jo sporadike, e cila me çdo kush duhet të mos përsëritet.
Theksova edhe sot shtimin e numrit te forcave në veri, për të garantuar kufirin mes Kosovës dhe Serbisë që është jashtë kontrollit dhe është në shërbim të aktivitetit ilegalë, të trafikut të armëve, drogës dhe aktiviteteve që ngatërrohen më pas dhe me aktivitetin politik me sfond ultranacionalist, që shkakton devijime të rënda, siç ishte në Banjskë, ku humbi jetën një punonjës i Policisë dhe ku doli në pah rrezikshmëria e lartë për përshkallëzim të situatës.
Kryeministrit iu bë edhe një pyetje nëse Shqipëria do ta mbështesë Kosovën, në integrimin e saj në aleancën e NATO-s.
Rama u shpreh duke thënë se është i bindur se Kosova duhet të ndihmohet që të përshpejtojë integrimin e saj.
“Ne jemi të bindur që Kosova duhet të ndihmohet që të përshpejtojë integrimin e saj në NATO. Presidenti i Kroacisë i ka bërë jehonë këtij opinioni. Të gjithë së bashku në NATO, jemi të angazhuar në Kosovë. Hezitimet për ta njohur Kosovën nga vende të BE, janë jehonë e një të shkuare” tha ai.