Skip to content

Tensionet në selinë blu, 6 deputetë kundër përjashtimit të Berishës. Dyert e selisë blu të mbyllura: Kontrollohet kush futet

Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën ka tensionuar së tepërmi situatën në selinë blu.

Ndërkohë që Basha është duke zhvilluar një mbledhje me grupin parlamentar dhe anëtarët e kryesisë, gazetari Juxhin Mustafaraj bën me dije se gjashtë deputetë kanë dalë kundër vendimit të Bashës.

Deputetët që kanë dalë kundër janë: Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj.

Gazetari Juxhin Mustafaraj përshkruan një situatë aspak normale.

Dyert e selisë së PD janë të mbyllura si asnjëherë më parë, ndërsa që nuk lejohet të futet kushdo brenda.

Gjithashtu anëtarët që futen kontrollohen.