Analisti Plator Nesturi në emisionin ‘Log.’ në Panorama TV ka komentuar temën “A mund të jetë Rama mediatori i Ballkanit?”, ku tha se kryeministri shqiptar po shihet si kontributor në sytë e ndërkombëtarëve lidhur me konfliktin në Veri të Kosovës, pas draft-propozimit.

Nesturi tha se kryeministri Edi Rama tha se ka luajtur shumë mirë politikisht dhe ka pasur ndikim në vendet e rajonit që nuk janë integruar në BE, në lidhje me trevat shqiptare.

A mund të jetë Rama mediatori i Ballkanit?

Nesturi: Ne nuk mund të themi që është Rama mediator, por që është kontributori më i madh i gjithë kryeministrave që ka rajoni, që nuk janë integruar në BE këtu jemi dakord.

Kontributor me iniciativa, analiza, vlera e kryeministrave shqiptarë ka qenë influenca e tyre në lidhje me popullsinë që e rrethon rajonin. Kemi të bëjmë me një element që është ndikimi i Shqipërisë në treva, ajo që ka ndodhur që nga ardhja e Ramës, është se ai ka luajtura politikisht më mirë se të gjithë.

Të gjithë lëvizjet që ka bërë tregon një element që tregon se kush e shtyn përpara diçka, nga një zyrtar një ide merr vlerë. Kjo i ka dhënë vlerë Ramës, që nuk është një njeri që ri në vend dhe bën diçka përpara. Kemi të bëjmë me një personalitet, pasi ka krijuar simpati dhe vëmendje të shtuar që e ka nxjerrë figurën e Ramës. Ajo që ka bërë Rama në aksionin politik kanë qenë hapat e pajtimit mes Ballkanit Perëndimor, mes nismës ‘Open Ballkan’.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re