Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka kërkuar që Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut dhe të ndalojnë përshkallëzimin e situatës në veri.

 

 “Ne duhet të gjejmë një mënyrë jashtë krizave të vazhdueshme dhe t’i kthehemi zgjidhjes normale të problemeve përmes dialogut sepse deeskalimi nevojitet urgjentisht, dhe kjo u nënvizua në mënyrë shumë të dhimbshme dje, por edhe ditë më parë, javë më parë, e madje edhe muaj më parë”.

 

Stano theksoi se BE ka qenë shumë e qartë se çfarë duhet të bëjnë të dyja palët për të kontribuar në depërshkallëizm e drejt rrugës për pajtim e normalizim marrëdhëniesh, duke theksuar se dialogu është e vetmja zgjidhje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re