Ish kryeministri Sali Berisha ka përgëzuar qëndrimin e Kosovës për të refuzuar draftin e propozuar nga kryeministri Edi Rama për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Berisha u shpreh se Rama ka dëshmuar haptas se është një argat i zellshëm i Vuçiç duke mbështetur qëndrimin e tij për sanksionet e NATO dhe BE ndaj Rusisë.

“PD përgëzon refuzimin nga Kosova për të diskutuar projektin që Rama ka marrë nga Vuçiç.PD përgëzon refuzimin e diskutimit të projektit dhe pranimin e rolit ndërmjetës.

Edi Rama pas ardhjes së tij në pushtet është dëshmuar haptas një argat i zellshëm i Vuçiç. Historia ka provuar se loja e Vuçiçit me argatin e tij Rama ka dështuar dhe do të dështojë. PD shton gjithashtu se Edi Rama nga fillimi i agresionit barbar rus, ka mbrojtur qëndrimin e presidentit serb kundër sanksioneve të NATO dhe BE ndaj Rusisë.

PD i bën thirrje autoriteteve të Kosovës të bashkërendojnë veprimet e tyre me KFOR-in. Ky është interesi më i mirë i qytetarëve të Kosovës. Kjo është rruga më e mirë për dështimin e planit ogurzi Rama-Vuçiç për ndarjen e Kosovës”, deklaroi Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re