Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, është shprehur se kryeministri Edi Rama po punon kundër interesin të shqiptarëve, përsa i përket qëndrimeve të tij mbi tensionet në Kosovë gjatë ditëve të fundit.

Komentet Bogdani i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV, ku foli mbi situatën e tensionuar në veri të Kosovës gjatë javëve të fundit.

Nga ana tjetër, ish-ministri i Jashtëm, Arian Starova, është shprehur se Kosova duhet ta zgjidhë sa më parë çështjen me Serbinë dhe sipas tij, nuk duhet të ketë tabu në zgjidhjen e këtij problemi.

Pjesë nga biseda në studio:

Starova: Në kohën e administratës Trump dikush tha që Kosova të mundohet ta zgjidhi sa më parë çështjen me Serbinë. Cila nga këto fjali nuk qëndron sot? Unë di kaq, Kosova duhet ta zgjidhë sa më parë çështjen me Serbinë, S’ka tabu, por zgjidhje. Po nëse Kosova e ka zgjidhur çështjen e saj, atëherë i bien kot daulleve BE dhe SHBA.

Bogdani: Problemin e ka Serbia me Kosovën, Kosova e zgjidhi çështjen e vet. Në këtë rast problemi është i Serbisë dhe jo i Kosovës. Të gjithë ata individë shqiptarë që duan ta bëjnë këtë problem një çështje të Kosovës dhe jo të Serbisë, janë duke punuar kundër interesit shqiptar. I pari është kryeministri i Shqipërisë. Me çfarë tagri shkoi në Bruksel Rama? Me tagrin e liderit global. Se Kështu i tha Vuçiç, je lider global. Rama nuk ka tagër për ta bërë këtë gjë. Që të marrë një tagër personi, duhet të jetë i dakordësuar nga palët. Sepse Rama është duke bërë një politikë të vetën, për të marrë rolin e një protagonist aty ku nuk e merr dot. Siç ishte edhe rasti për lirimin e 3 policëve që mori merita. Ndërkohë që ishte komplet ndryshe historia, ishte kryeministri hungarez ai që bëri thirrje për lirimin e tyre dhe i takojnë meritat.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re