Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka njoftuar se e ka transferuar komandën e një batalioni të ushtrisë në NATO, në mënyrë që të ofrojë mbështetje shtesë për Kosovën, nëse kjo gjë kërkohet.

 “Për shkak të situatës aktuale në Kosovë, kemi transferuar komandën e Batalinit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit – forcë rezervë për Forcën e NATO-s, KFOR – në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje nëse kërkohet”, thuhet në deklaratën e Ministrisë britanike të Mbrojtjes, raporton Reuters.

Kujtojmë se reagimi i MB vjen pas sulmit në më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku një grup i armatosur e uniformuar serbësh, vrau policin Afrim Bunjaku.

Kosova e ka cilësuar sulmin si terrorist dhe ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për Serbinë, lidhur me rolin e saj në këtë sulm.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re