Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku ka folur për tensionet në Veri të Kosovës dhe qëndrimin e Shqipërisë.

Ai u shpreh në Panorama TV, se Shqipëria nuk mund të sillet si neutral në momentin kur Kosova kërcënohet nga Serbia.

Ndalur te qëndrimi i kryeministrit Edi Rama, Çollaku u shpreh se u duk sikur Kurtin e kishin vënë poshtë dhe Shqipëria i dha edhe një goditje të fundit.

“Shqipëria duhet të jetë shumë denoncuese e këtij akti. Distancohem nga qasja indiferente e kryeministrit. Është akt i rëndë provokimi rreshtimi i ushtrisë serbe në kufi me Kosovën.

Në momentin kur Serbia kërcënon hapur Kosovën, kjo është çështje e Ballkanit dhe Shqipëria nuk mund të sillet si neutrale. Më ka dëshpëruar qëndrimi i Edi Ramës sidomos në reagimin e parë. Është e vërtetë që Albin Kurti mori një sërë kritikash nga ndërkombëtarët. M’u duk si një njeri që e kanë vënë poshtë të tjerët dhe në fund shkon dhe Shqipëria i fut një shkelm. Shqipëria nuk mund të sillet si aktore neutral apo vëzhguese e kësaj situate.

Shqipëria është një vend që me Kosovën ndan gjysmën e Kombit. Sado të luajmë politikë të ftohtë apo neutrale, nëse Serbia shkon në çmenduri, asnjë iluzion most ë ketë as Rama dhe as ndonjë tjetër. Qeveria shqiptare ka një rol në këtë histori”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re