Analisti Enver Bytyçi në një intervistë për Panorama TV ka komentuar tensionet në Veri të Kosovës, ku tha se rrëmbimi i 3 policëve nga pala serbe dëshmoi se kërkohet që situata të acarohet.

Lidhur me anulimin e mbledhjes së përbashkët të kryeministrit Albin Kurti me kryeministrit Edi Rama në Gjakovë, Bytyçi tha se ky i fundit po përkrah projektin e Beogradit për ndarjen e Kosovës që pasuritë e këtij shtetit t’i kalojnë Serbisë.

Pjesë nga biseda:

“Ajo që ndodhi sot ishte një ngjarje në vazhdën e atyre të ditëve të tjera, por në veçanti këtë akt si motivim nga distancomi që kryeministri i Shqipërisë i ka bërë politikës dhe vendosmërisë së Kosovës për tu përballur me problemin, kemi përplasje mes dy linjave jo individëve. Beteja është midis atyre që duan ta ndajnë Kosovën, dhe qeverisë së Kosovës, Osmanit dhe Kurtit që janë bërë gardian mbrojtës. Është përplasje ekonomike dhe jo gjeopolitike, kjo që ndodhi sot nga bandat kriminale serbe është skenar për ta acaruar situatën. Kosova duhet të ruajë gjakftohtësisë, ka ikur koha kur shqiptarët trajtoheshin si kavje eksperimentale dhe vrarë dhe varrosur në brigjet e danubit, ndaj duhet të shtohet doza e vendosmërisë për të mbrojtur territorin ndaj kujtdo, qoftë kryeministri i Shqipërisë, Serbisë”, tha ai.

Mendoni se ndikimi i Edi Ramës është i drejtpërdrejtë, edhe pasi anuloi mbledhjen e përbashkët?

“Rama është bërë palë me konfliktin Kosovë-Serbi dhe ka marrë anën e Serbisë kundër Kosovës. Rama me anulimin e mbledhjes dëshmoi se nuk është i angazhuar në pikëpamjet të qëndrimeve ndërkombëtare me faktorin europerëndimor por është i ndikuar nga projektet e Beogradit, por dhe egoja e tij personale. Është në projekt ndarja e Kosovës, Rama e ka përkrahur që në ditët e para. Projekt që pasuritë e Kosovës ia jep Serbisë. Në këtë aspekt, e kupton se këtu kemi interesa personale ku mbas tyre qëndron fondacioni Soros. Nuk ka dyshim apo pikëpyetje, kjo është arsyeja e vetme që Rama bëhet palë me Sorosin për të ndarë Kosovën, e ka bërë në vazhdimësi ndaj të gjithë kryeministrave, por Kurti është më i qëndrueshëm ndaj tij”, shtoi analisti.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re