Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rustemi tha se Kosova nuk ka bërë asnjë provokim sa i përket situatës në veri të vendit të krijuar ditët e fundit. Gjatë intervistës për “NeWs Line”, deputeti tha se protestat që po bëhen nuk kanë lidhje me komunitetin serb në Kosovë por janë të ‘dirigjuara’ nga grupet kriminale dhe Beogradi.

“Nuk janë protesta të komunitetit serb. Shumica e popullatës serbe ka nevojë për t’u çliruar nga grupet kriminale dhe bandat. Janë të dirigjuara nga Beogradi, pengojnë policinë dhe KFOR në përmbushjen e detyrave të tyre. Jemi në një situatë ku Kosovës i kërkohet të mos marrë frymë se po shqetëson Serbinë. Kosova nuk ka bërë asnjë provokim madje edhe veprimet e policisë kanë qenë profesionale. Asnjë civil nuk është lënduar. Janë lënduar pesë policë.”, tha ai.

Ai i cilësoi veprimet e ndërmarra nga autoritetetet kosovare si ligjore. Më tej, ai shtoi se situata duhet të qetësohet dhe të vijohet ne procesin e dialogut.

“Duhet të qetësohet situata. Kryetarët duhet të fillojnë punën e tyre. Serbia nuk po dëshiron as normalizim të marrëdhënieve, nuk po respekton dhe zbaton marrëveshjen. Kosova është konstruktive si palë. Kosova po bën veprimet normale, ligjore. Unë pres që të qetësohet situata dhe që t’i kthehen shërbimet publike të gjithë qytëetarëve, dialogu të intensifikohet dhe marrëveshja të zbatohet. Kosova është e vendosur në njërën anë për të respekltuar ligjin dhe e gatshme për dialog. Nuk është Kosova që po i kontribuon një mjedisi jo konstruktiv por nuk mund t’i kërkohet një qetësi në kurriz të pezullimit të sundimit të ligjit. Është një kërkesë e padrejtë. “, tha ai.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re