Zëvendës kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, është shprehur se sulmi i sotëm i kriminelëve serb mbi Policinë në Veri, rikthen rrezikun e një konflikti mes Kosovës dhe Serbisë.

Komentet Gjekmarkaj i bëri përmes një reagimi, ku thotë se kjo situatë vjen kur marrëdhëniet dypalëshe mes Kosovës dhe Shqipërisë janë të bllokuara, për shkak të konfliktit mbi baza personale që janë përfshirë dy kryeministrat.

Ai bëri thirrje që të gjithë faktorët politikë shqiptarë të unifikojnë qëndrimet e tyre dhe të tregohet vetëpërmbajtje.

Reagimi i Gjekmarkajt:

Sulmi ndaj policisë së Kosoves në zonen e manastirit të Banjskes nga një grup paramilitar serb, ka rikthyer edhe një herë rrezikun e një konflikti mes Kosoves dhe Serbisë.

Një deshmor më shumë Afrim Bunjaku ju shtua historisë së shqiptarve. Lavdi të perjetshme sakrifices së tij.

Në keto  ore  tragjike bëhet edhe më i rendesishem dhe jetik kordinimi i faktorit shqiptar në Prishtinë e Tiranë. Për fat keq prej muajsh dy Kryeministrat e Shqiperisë dhe Kosoves ndodhen në një konflikt absurd mbi baza personale i cili ka marre permasa folklorike.

Kesaj situate që ka bllokuar defakto mardhenjet dypaleshe Shqiperi-Kosove i shtohet dhe vetëizolimi tejet i gabuar që Kryeministri Kurti i ka bërë vetes në raport me aleatet e medhenj amerikanë dhe europiane. Kurrë më shumë se sot Kosova nuk ka nevojë për SHBA dhe Europen ashtu dhe për Shqiperinë. Siguria dhe ekzistenca  sovrane e Kosoves varet nga SHBA raporti me të cilen as duhet  provokuar as cenuar nga faktoret politikë shqiptar. Tek rritet eskalimi mendjet e shendosha por dhe patriotike  duhet të investohen në vetëpermbajte. Një komb një qendrim. Jo në kurriz të njëri tjetrit por me njëri tjetrin dhe aleatet.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re