Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka rikonfirmuar pozicionimin e Shqipërisë krah Kosovës, lidhur me tensionet e regjistruar së fundmi në Banjskë të Zveçanit. Hasani e konsideroi sulmin terrorist ndaj uniformave blu të Kosovës, si një tentativë për destabilizim . Ai thekson se Policia e Kosovës ka legjitimitetin e plotë për zbatimin e detyrave të saj.

 

“Vrasja e një polici e bën më të rëdë situatën në Kosovë. Ngushëllime familjes! Mbështetja shkon për popullin e Kosoves qe sot përballet me tentativa të rrezikshme për destabilizimin e Kosovës. Autorët dhe organizatorët duhet të mbajnë përgjegjësi e të dalin para drejtësisë. Ngjarjet e fundit tregojnë se nuk ka sundim ligji. Policia ka legjitimitet të zbatojë ligjin. Qetësimi është e vetmja rrugë për të ecur përpara”, tha Hasani.

 

Ministri Hasani e ka konsideruar si sinjalin më të keq që Serbia mund të jepte shpalljen ë zisë kombëtare, në nder të terroristëve të vrarë. Ai nënvizoi se ndonëse pritej që shteti serb të reflektonte, nuk ndodhi, pasi Beogradi i “fryu zjarrit” të konfliktit.

 

Në të njëjtën kohë, Hasani bën thirrje për ulje të tensioneve dhe rikthim të palëve ne tyezën e dialogut.

 

“Nga ana tjetër grupi terrorist, është sinjali më i keq që Serbia mund t’i jepte rajonit. Kemi pritur që Serbia të bëntë një hetim të plotë për grupin dhe trafikun e armëve, në vend të kësaj, duke shpallur ditë zie, Serbia zgjodhi t’i fryjë zjarrit të konfliktit të armatosur. Është pozitive që ushtria u tërhoq, por po përdoret për shfaqje. Bëjmë thirrje për angazhim të fuqishëm për të garantuar sovranitetit territorial të Kosovës”, tha ai duke shtuar se dialogu është e vetmja zgjidhje.

 

Ministri i Jashtëm shtoi se një draft për asociacion është domosdoshmëri që dialogu mes dy vendeve të funksionojë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko