Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për situatën në veri të Kosovës, ku disa ushtarë të KFOR-it mbetën të plagosur pas përplasjes me protestuesit serbë. Peleshi dënon dhunën e ushtruar ndaj forcave të KFOR-it ndërsa shton se zgjidhja e vetme është dialogu dhe ulja e tensioneve.

“Të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Dënojmë me forcë dhunën e përdorur ndaj trupave të KFOR, që po përpiqen për garantimin e sigurisë së qytetarëve atje. Dialogu dhe ulja e tensioneve, zgjidhja e vetme për një bashkëjetesë të mirë dhe stabilitet në rajon!

Urojmë shërim të shpejtë për trupat e lënduar!”, shkruan ministri.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re