Presidenti Bajram Begaj është takuar këtë të enjte me homologen e tij hungareze, Katalin Novák ku dhe kanë komentuar tensionet në Veri të Kosovës.

Në një deklaratë për mediat, presidenti Begaj tha se Serbia dhe Kosova duhet të vazhdojnë dialogun për të normalizuar marrëdhëniet dhe situata të ç’tensionohet.

Sakaq theksoi8 se Hungaria ka mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Brenda këtij viti falë dhe mbështetjes do të bëhet i mundur edhe mbajtja e takimit të dytë. Nënvizova rëndësinë gjeopolitike që ka rajoni i Ballkani Perëndimor veçanërisht në kushtet kur aktorë keqdashës kërkojnë destabilizimin e tij. Hungaria është prezente në rajonin tonë me investime dhe mbështetje politike. Në fund vlerësuam edhe bashkëpunimin shumë të mirë në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Mirënjohje për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Vlerësova angazhimin e madh të Hungarisë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe kontributin e gjatë me trupa ushtarake në Kosovë, në kuadër të KFOR-it. Për ne ka rëndësi shumë të madhe mbështetja e dialogut, si dhe mbështetja e Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe në KiE. Vlerësuam dhe bashkëpunimin shumë të mirë në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Hungaria mbështeti kandidaturën e Shqipërisë për të qenë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha Begaj.

Nga ana tjetër, presidentja hungareze tha se paqja në Ballkanin Perëndimor është kyç për sigurinë e Europës dhe se duhet treguar kujdes me tensionin në Veri të Kosovës, pasi mund të ketë përshkallëzim të situatës dhe palët të gjenden në një konflikt luftarak.

“Jam përpjekur të jem aktive në mënyrë diplomatike, pasi është peng për sigurinë e Evropës. Paqja në Ballkanin Perëndimor janë kyç për sigurinë e Europës. Të gjithë e kanë vëmendjen tek Ukraina, por nuk duhet të harrojmë edhe tensionet në Kosovë, mund të ketë përshkallëzim të situatës dhe të jemi në një konflikt luftarake. Dëshirojmë paqen dhe stabilitetin e Kosovës dhe Rajonit, mbështesim integrimin e vendeve të rajonit dhe diplomatët hungarezë do ndihmojnë. Në çdo forum e themi se sa më shpejt Shqipëria të jetë pjesë e BE-së, kombi është në rrugën e drejtë. Kemi mbi 400 trupa në Kosovë, uroj një shërim sa më shpejtë të ushtarëve të KFOR që janë lënduar”, tha ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re