Kryeministri Edi Rama deklaroi se qëndrimi i Beogradit ndaj tensioneve në veri të Kosovës ka lëkundur besimin e vendeve të unionit dhe ‘investimin’ e tyre politik në Serbi.

Në një konferencë për mediat pas përfundimit të samitit të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, Rama tha se vendet e unionit po punojnë për mbajtjen e konflikteve larg rajonit.

Lexo edhe :Related Posts

Ai bëri me dije se sëbashku me presidentet e Kosovës, Vjosa Osmani kërkuan nga Këshilli Europian heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, të vendosura pasi qeveria Kurti nuk iu përmbajt udhëzimëve të ndërkombëtarëve.

“Me të njëjtën qartësi dhe me të njëjtën gjuhë të troçtë, që unë në të njëjtin vend apo në të tjera rrethana dhe takime, kam shprehur bindjen se Serbia duhej sankionuar për mos linjëzimin me BE për sanksionet ndaj Rusisë, se Serbia nuk ka asnjë të ardhme tjetër përveç se nën çatine e Europës së Bashkuar. Çfarë ndodhi në Banjskë dhe shpallja e zisë kombëtare që pasoi për vrasjet e efektivit të policisë së Kosovës, jo vetëm që ishte një ngjarje asnjë lidhje me vlerat europiane, por ka lëkundur besimin dhe ka vënë në pikëpyetje dhe linjën e gjatë të kredisë në kuptimin politik, që unioni së bashku me vendet e tjera të rajonit, përjashtuar Kosovën në këtë rast, i kanë dhënë Serbisë për ta nxitur që të përfshihet përfundimisht në anën e duhur të historisë së këtij rajoni dhe për të mbajtur sa më larg zjarrin e përhapjes së konfliktit që ka shpërthyer në Ukrainë”, tha ai.

Ai shtoi se Serbia duhet të reflektojë dhe të zgjedhë se në cilën anë të historisë do të jetë.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re