Skip to content

Tensionet në veri të Kosovës/ Alibeaj: PD mbështet hapat e ndërmarrë nga institucionet në Prishtinë, deklaratat e zyrtarëve rusë provokative

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka reaguar për tensionet që janë krijuar që prej mbrëmjes së djeshme në veri të Kosovës.

 

Në një postim në rrjetin social Facebook, Alibeaj shkruan se PD mbështet hapat që janë ndërmarrë nga institucionet e Kosovës për zbatimin e regjimit të reciprocitetit me Serbinë.

 

Deputeti i PD thekson më tej se deklaratat e bërë nga zyrtarët e lartë rusë për këtë situatë, janë provokative dhe luftënxitëse

 

“Partia Demokratike po ndjek me vëmendje dhe shqetësim situatën në veriun e Mitrovicës.

Partia Demokratike mbështet hapat e ndërmarra nga institucionet e Kosovës për zbatimin e regjimit të reciprocitetit me Serbinë. Në të njëjtën kohë përshëndesim bashkërendimin e plotë të institucioneve të Kosovës me partnerët strategjikë dhe KFOR-in.

Partia Demokratike e konsideron si provokative dhe luftënxitëse deklaratat e zyrtarëve të lartë të Federatës Ruse.

Federata Ruse duhet të ndalë deklaratat dhe qëndrimet konfliktnxitëse në një rajon që e ka të përcaktuar qartë orientimin euroatlantik. Federata Ruse nuk ka asnjë lidhje me Kosovën, një vend i cili është përcaktuar qartë strategjikisht në aleancë me demokracitë euroatlantike.

Partia Demokratike u kërkon qytetarëve të Kosovës që me besim të mbeshtesin vullnetin e institucioneve të Republikës së Kosovës në konsolidimin e shtetësisë dhe të pavarësisë.

Ne mbeshtesim dialogun Kosovë-Serbi si rruga më e mirë e zgjidhjes paqësore e mosmarrveshjeve reciproke.

Partia Demokratike fton Serbinë dhe lidershipin e saj të kuptojnë se procesi i njohjes reciproke Serbi – Kosovë është kontributi i tyre real për një Ballkan në paqe dhe të integruar në familjen evropiane”, shkruan Enkelejd Alibeaj.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë