Anëtar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Shqiptar Kreshnik Çollaku ka folur në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax Neës lidhur me situatën Kosovë-Serbi duke thënë se është një provokim i Vuçi¬ç e gjithë situata në veri të Mitrovicës pasi ai nuk ka më kohë të mjaftueshme politike.

Çollaku vuri theksin te bashkëpunimi i Ramës me Beogradin duke shprehur se të gjithë këtë ai po e bën për të rritur pushtetin e tij dhe për ta arritur një gjë të tillë po përdor Kosovën, duke shtuar se nuk janë fantazi pasi ka dhe prova për këtë gjë.

Do ta quaja shumë teatrale të gjithë situatën pas vendimit të reciprocitetit të targave, veprimi i qeverisë Kosovës është i drejtë në respekt të atyre që janë firmosur. Momenti ishte me Beogradin në avantazh diplomatik, nuk pati dialog gjithë këtë periudhë të gjatë.

Përdori këtë kartë, gjatë qeverisjes së Trump pikat më të larta të Serbisë mbërritën ne Shtëpinë e Bardhë dhe kishin ndikim. Marrëveshja e Uashingtonit u arrit dhe përmes insistimit të Vucic, Minishengen po ashtu, dhe kjo u pranua dhe nga pala kosovare.

U akomoduan në Shtëpinë e Bardhë teza që ishin tabu sic ishte shkëmbimi i territoreve, pra ishte moment i lartë.

Ky moment nuk është dhe shumë i duhur për Beogradin, e para Uashington e njeh Kosovën dhe Biden nuk lejon lobime në favor të Serbisë.

Biden i është kundërvënë Vucic disa herë për Minishengen e të tjera, të gjithë këto parametra nuk po funksionojnë më dhe paralelisht Vucic e di që nuk ka kohë të gjatë më dhe ai kërkon të provokojë situatën në terren përmes rebelimit të serbëve në veri të Mitrovicës.

Duke u dashuruar Tirana me Beogradin nxjerr dekonstruktive Prishtinën e cila është në të drehtë të saj. Pse Edi Rama e ka bërë këtë bashkëpunimm? Ai po e përdor për të siguruar pushtet, sic bënte dhe Enver Hoxha, po përdor Kosovën për të arritur këtë gjë.

Kam prova nuk janë fantazi, grupë të organizuara në Uashington për Serbinë kanë mbështetur Ramën, dhe kjo është tregti interesi”-u shpreh Çollaku.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re