Ilda Zhulali ka folur ditën e sotme në lidhje me tensionet në Veri të Kosovës dhe presionin e ndërkombëtareve.

Në një intervistë me gazetarin e Panorama TV, Klevin Muka, Zhulali u shpreh se nuk duhet të veprohet në mënyrë të njëanshme sepse në këtë mënyrë do të provokoheshin veprime nga pala serbe.

Ajo shtoi se ashpërsisa publike vetëm ndaj Kosovës, nuk do të prodhojë asnjë rezultat as të qëndrueshëm, pozitiv apo dhe bindës.

“Të mos veprohet në mënyrë të njëanshme për të provokuar reagime nga pala serbe që do të kishin pasoja në jetë njerëzish.

Megjithatë unë besoj që presioni është i dyanshëm edhe pse publikisht presioni është shumë më i ashpër ndaj Kosovës dhe besoj se do të ketë edhe një kërkesë të shtuar edhe nga vendet e BE dhe nga vendet e tjera të rajonit që ky presion të jetë i balancuar, t’i rikthehet logjikës ndaj të dyja palëve. Sepse vetëm kështu mund të arrihet një përparim. Ashpërsia vetëm ndaj Kosovës nuk do të prodhojë asnjë rezultat as të qëndrueshëm, as pozitiv dhe as bindës”, deklaroi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re