Ish ushtari i UÇK Adnan Hyseni ka folur për tensionet që janë zhvilluar  në veri të Kosovës.

 

I ftuar në emisionin Vizioni i Pasdites në Vizion Plus me Brikena Priftin, ai tha se ka qenë sëbashku me vëllain e tij pjesë e UÇK kur territori u sulmua nga serbët, asokohe të dy të rinj.

 

Ai tha se nëse është e nevojshme, do të dal sërish të luftoj për të mbrojtur atdheun,  edhe nëse jep jetën për të.

 

“Kur flasim për luftën e UÇK, por edhe për trojet etnike shqiptare të zaptuara padrejtësisht

 

Ka qenë emocion dhe nder. Falenderojmë zotin që kam lindur në atë kohë. Për t’iu përgjigjur atdheut dhe kombit është obligim. Obligimi ndaj kombit është njësoj siç është obligimi ndaj familjes.

 

Ndihem krenar që kam pasur fatin që bashkë me vëllain, unë 19 vjeç e vëllai ishte 17 e gjysëm. E ndjenim obligim edhe ndaj famijes.

 

Ne një ditë do vdesim e nuk ka më mirë se të vdesësh për atdheun, është krenari.

 

Ne shqiptarët, në të gjitha trojet etnike asnjë herë nuk kemi qenë pengesë e askujt. Nuk e kemi dashur luftën. Jo vetëm për përpjekje shekullore, por edhe për të ndihmuar çdo vend për të pasur lirinë e saj.

 

Ne nuk frikësohemi. Nuk e duam kuftën, por nëse është e nevojshme do rikthehemi atje ku duhet”, tha Adnan Hyseni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re