Kryeministri Edi Rama ka folur për tensionet në veri të Kosovës pas sulmit në 24 shtator ku u vra Afrim Bunjaku.

 

Gjatë një prononcimi nga samiti i Komitetit Politik Europian në Granta të Spanjës, Rama është shprehur se është një situatë shumë e rrezikshme në veri.

 

Sipas tij duhen marrë masa dhe BE duhet të ishte reguar  menjëherë për vrasjen e policit.

 

Numri një i qeverisë theksoi se është pozitiv fakti që NATO ka shtuar forcat e KFOR në veri.

 

“Është një situatë e rrezikshme. Fakti që Serbia shpall ditë zie për të nderuara ata që vranë një polic BE duhe të kishte reaguar menjëherë.

 

Luftë është fjalë e madhe por para se të jeët tepër vonë duhen marrë masat.

 

Është një gjë e mirë që NATO ka shtuar forcat e KFOR në veri”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re