Kryeministri Edi Rama ka zbardhur bisedën me Presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se të dy ishin të mendimit se lirimi i tre policëve të Kosovës ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar.

rama

Rama thotë se domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes dy vendeve.

Sipas tij, rajoni i Ballkanit nuk mund të merret peng nga askush.

“Me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar!

Domosdoshmëria e de-eskalimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të Dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, shprehet Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re