Skip to content

Tensionet në veri të Kosovës, reagon ministria e Jashtme e Shqipërisë: Sulmet kundër KFOR-it të papranueshme! Dialogu, rruga e vetme





Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhacka ka reaguar në lidhje me sulmet e dhunshme në veri të Kosovës, ku janë dhunuar forcat e KFOR.  Xhaçka thekson se çtensionimi i situatës së krijuar është kyç në këtë moment.

Ajo thekson se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

“Sulmet e dhunshme të paprovokuara kundër forcave të KFOR-it dhe shtypit janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë.

Shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar.

Çtensionimi i situatës së krijuar është kyç në këtë moment.

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë”, shkruan Xhacka në rrjetet sociale.

“”