Tensionet nëpër universitete/ Eksperti i Arsimit: Një histori e sajuar, qeveria i ka borxh të madh studentëve

777-2.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehemti ka folur në emisionin “7pa5” lidhur me situatën e krijuar ditën e djeshme nëpër universitetet e vendit.

Dje në ditën e parë të vititi akademik, studentët e pavaksinuar nuk u lejuan të futen nëpër auditore, ç’ka solli tensione dhe përplasje mes të rinjve dhe policisë. Mehmeti e ka quajtur gjithë këtë një histori të sajuar. Sipas tij, qeveria ka një borxh të madh ndaj studentëve, paktin me studentin.

“Kishim paralajmëruar që do kishim një vjeshtë të vështirë. Ka shumë kohë në dispozicion, gjë q ëu shpërfill.Komiteti i Ekspertëve, i vaksinimit duhet të dilte qark me qark e te thoshte ‘sa studentë kemi? Sa e bëjnë vaksinën, sa nuk e bëjnë dot për arsye të ndryshme. Ata kanë një borxh shumë të madh për studentët, pakti me studentitn. Ç’ u be me kampusin, laboratorët, cilësia e mësimdhënies. Si mundet që në tempullin e dijes të futesh i armatosur për të zbrapsur studentët”, u shpreh Mehmeti.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë