Situata është përshkallëzuar pas përfundimit të fjalimeve në protestën e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë në bulevardin e Tiranës, ku ndërhyrja e policisë ka sjellë përplasje me protestuesit.

Efektivët kanë ndërhyrë duke goditur dhe ndaluar disa qytetarë, ndërsa tensionet janë shtuar në zonë.

Gjatë përplasjes, aktivisti i PD-së, Aulon Kalaja, është lënduar dhe është transportuar me ambulancë, i ndihmuar nga protestues të tjerë të pranishëm në tubim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re