Tensionet dhe përplasjet para parlamentit mes protestuesve dhe policisë ka detyruar këtë të fundit që të marrë masa për shpërndarjen e qytetarëve.

Në një kohë që brenda parlamentit kishte tensione mes deputetëve të PD dhe kryetares së Parlamentit, jashtë qytetarët u përplasen me policinë.

Protestuesit kanë tentuar që të çajnë kordonin e policisë për t’iu drejtuar Kuvendit, por nuk janë lejuar nga policia.

Ndërkohë në drejtim të efektivëve janë hedhur pjeshkë nga protestueset, ndërsa janë djegur edhe goma.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re