Pas një sërë zhvillimesh politike që solli shembja e Teatrit Kombëtar, ku deri më tani janë mbajtur dy protesta, presidenti Ilir Meta do të mbledhë sot në një takim forcat politike opozitare.

Takimi mes kreut të shtetit dhe opozitarëve jashtëparlamentar do të mbahet tek ‘Vila 4’ dhe jo në pallatin e Brigadave siç ishte parashikuar. Ky takim pritet që të nisë pak pas orës 09:00.

Nuk dihet zyrtarisht se çfarë do të bisedojë presidenti me liderët opozitarë, por nisur nga situata, pritet që të flitet për gjendjen aktuale politike në vend./ Balkan Web

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re