Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara ka kërkuar mbledhje të veçantë të Këshillit të Sigurimit lidhur me tensionet e vazhdueshme diplomatike në mes Perëndimit dhe Rusisë, që filluan në një qytezë të Britanisë së Madhe, për shkak të helmimit të ish-spiunit rus.

Ka kaluar një muaj që kur agjenti Sergei Skripal dhe vaja e tij, Yulia, u helmuan në Salisbury, kurse betja për gjetjen e fajtorit vetëm se po përkeqësohet në mes të Rusisë dhe Britanisë.

Kryeministrja Theresa May u shpreh se ka shumë mundësi që sulmi të ishte porositur nga qeveria ruse, mirëpo Kremlini vazhdimisht ka mohuar akuzat, përcjell KosovaPress.

Takimi i thirrur për mbrëmjen e sotme do të jetë hera e dytë që Këshilli i Sigurimit debaton për helmimin. Në mbledhjen e kaluar, ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley fajësoi Rusinë për sulmin dhe kërkoi përgjigje të rreptë nga spektri ndërkombëtar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re