Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me tensionet Ukrainë-Rusi.
Në një takim online në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, Basha u shpreh se PD mbështet përpjekjet e SHBA dhe BE për zgjidhje diplomatike, për situatën në Ukrainë.
“Ne duhet të qëndrojmë krah për krah në aleancën tonë euroatlantike përballë kësaj sfide të rrezikshme jo vetëm për vetë Ukrainën, por edhe për Evropën e me gjerë”, theksoi zoti Basha, ndërsa shtoi se: Lufta nuk duhet të jetë kurrë një opsion, ndaj mbetet detyrë e liderëve politikë të përdorin të gjitha mjetet diplomatike dhe të lënë mënjanë kërcënimet e luftës”, deklaroi Basha.
