Pas publikimit të dokumenteve të Izraelit mbi programin bërthamor të Iranit, reagon sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, shkruan BBC.

Pompeo thotë se: “Dokumentet e fshehta të Izraelit për  programin bërthamor të Iranit, është një marrëveshje e gënjeshtërt”

“Këto dokumente të fshehta të programit bërthamor të Iranit tregojnë se Teherani ka gënjyer.

“Informacioni tregon se marrëveshja e 2015 mes Iranit dhe 6 fuqive botërore s’ishte ndërtuar në mirëbesim”, shton ai.

Irani i ka përshkruar dokumentet si një ‘përsëritje e akuzave të vjetra’

Të hënën, kryeministri izraelit Netanjahu zbuloi mijëra ‘skedarë’ të Iranit, të cilat tregonin se dikur kishte zhvilluar kërkime fshehurazi për armë bërthamore

Teherani, nga ana e tij, ka pohuar se ka zhvilluar kërkime vetëm në energji bërthamore.s.n

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re