Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin mbërriti sot për një vizitë të befasishme në Afganistan, njoftoi Pentagoni.

Kjo vjen vetëm disa javë para datës së caktuar për përfundimin e tërheqjes së trupave amerikane nga ai vend në bazë të një marrëveshje midis SHBA dhe Talibanëve.

Austin foli me presidentin Ashraf Ghani vetëm disa ditë pasi Presidenti i SHBA Joe Biden tha se do të ishte “e vështirë” të tërhiqeshin të gjitha trupat amerikane deri më 1 maj dhe Talibanët paralajmëruan Uashingtonin se mund të vazhdonin sulmet ndaj forcave ndërkombëtare nëse nuk plotësohet afati.

Në të njëjtën kohë, qeveria në Kabul do të donte të mbante forcat e SHBA për aq kohë sa të ishte e mundur për shkak të rëndësisë thelbësore të forcave ajrore që sigurojnë hapësirën ajrore.

Në fund të bisedës me Presidentin Ghani, Austin nuk komentoi për datën e përfundimit të tërheqjes nga marrëveshja e arritur me Talibanët vitin e kaluar.

“Eshtë domeni i shefit tim”, “është (…) një vendim që presidenti (Biden) do të marrë kur të vijë koha”, u tha ai gazetarëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re