Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha sot se ai dhe presidenti rus Vladimir Putin ranë dakord të takohen së shpejti, për herë të parë pasi forcat siriane qëlluan një aeroplan rus për faj të avionëve luftarakë izraelitë.

Netanyahu nuk përmendi datën e takimit, por njoftoi vetëm se ai do të diskutojë vazhdimin e bashkëpunimit të sigurisë mbi Sirinë.

Tensioni në marrëdhëniet mes Tel Avivit dhe Moskës, e cila akuzoi Izraelin se në mënyrë të tërthortë është përgjegjës për incidentin, u lehtësua disi të shtunën, kur u njoftua se Rusia po  përpiqet që të hapë një kanal komunikimi mes Izraelit dhe Iranit, sipas mediave izraelite.

Qëllimi është të zvogëlohet tensioni dhe të parandalohen konfliktet në Siri, pas shpërndarjes së sistemit raketor S-300 në atë vend, njoftoi gazeta arabe Ashark al-Avsat në Londër.

Moska njoftoi të martën se ka dorëzuar në Siri sistemin e raketave S-300, një veprim që për të cilin Uashingtoni dhe Izraeli kanë shprehur shqetësim.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re