Shtetet e Bashkuara po dërgojnë afro 3,000 trupa shtesë, anëtarët e Divizionit të 82-të Parachute, në Lindjen e Mesme, si pjesë e masave paraprake kundër kërcënimeve në rritje për forcat e SHBA në rajon, thanë zyrtarëve amerikanë për Reuters.
Zyrtarët, të cilët kërkuan të mbeteshin anonimë, thanë që përforcimet e lartpërmendura do të bashkohen me 750 trupat e dërguara në Kuvajt në fillim të kësaj jave.
Zyrtarët amerikanë i thanë Reuters-it në fillim të kësaj jave se mijëra trupa shtesë mund të vendosen në rajon dhe shtuan se po përgatiteshin për dislokim.
Vendosja e pretenduar e trupave amerikane ndodh në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi ekzekutimin e komandantit ushtarak të Iranit në Irak, Qassem Soleimani.
Soleimani, kreu i forcave elitare të Kudsit në Iran, u vra në një sulm ajror nga forcat amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit.
Kërcënimet e hakmarrjes së ashpër kanë mbërritur sakaq nga Irani.