Skip to content

Tensionohet protesta në Korçë, Edmond Spaho përplaset me policinë: Largohu mos më prek

Protestës së qytetarëve të Korçës, i është bashkuar dhe deputeti demokrat, Edmond Spaho. Ky i fundit është përplasur dhe me efektivët e policisë.

Spaho i ka kërkuar policit që të largohej dhe mos ta prekte, pasi ishte në të drejtën e tij të protestonte.

Pjesë nga debati:

Spaho: Mos më prek me dorë
Polici: Vazhdoni andej!
Spaho: Ju lutem, mos më dorë. Kam të drejtë të protestoj!

Raportohet se gjatë protestës së sotme ka patur dhe konfrontime të tjera  mes qytetarëve dhe policisë. Qytetarët vazhdojnë me thirrjet e tyre për uljen e çmimit të karburantit, por edhe produkteve të tjera. Aktualisht protesta është përqëndruar në qendër të Korçës, ndërsa pritet që të shpërndahet edhe në zona të tjera të qytetit.