Skip to content

Tensionohet situata/ Policia përplaset me protestuesit, 500 policë të FNSH gati për të ndërhyrë

WhatsApp Image 2020 05 17 at 9.36.37 AM

Që prej orëve të para të mëngjesit, situata përpara Ministrisë së Brendshme, në zonën pedonale përballë ka qenë e tensionuar, pas shembjes së teatrit.

Shumë qytetarë, aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, kanë tentuar të thyejnë sërish kordonin policor, ndërsa brohorasin “ Poshtë diktatura”, “liri demokraci” etj. Mes tyre nuk kanë munguar përplasjet fizike me efektivët e policisë.

Kordonët e Policisë mbajnë të rrethuar godinën, ndërsa qytetarët përplasen me forcat e rendit për të çarë rrethimin dhe vijuar lëvizjen drejt godinës së Teatrit, një pjesë e madhe e së cilës është rrëzuar tashmë.

Situata është agravuar, ndërsa janë urdhëruar forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të ndërhyjnë në operacion. Burimet sqarojnë se 500 trupa të FNSH po bëjnë gati ndërhyrjen për të pastruar zonën e Teatrit nga qytetarët, si dhe për të bllokuar të gjitha rrugët e hyrjes dhe daljes nga zona.