Skip to content

Tensionohet situata tek Bregu i Lumit, banorët përplasen me policinë

Situata tek Bregu i Lumit është tensionuar pasi banorët janë përpaslur me policinë.

 

Në mbrojtje të banesave të tyre, banorët nuk kanë lejuar fadromat që të fillojnë punën.

 

Në këto kushte është dashur ndërhyrja e policisë, por banorët ku mes të shumtëve gra e fëmijë, kanë bërë rezistencë.

 

Me gurë, lopata e shkopinjë në duar, banorët po bëjnë rezistencë përballë uniformave blu ku dhe shpesh ka pasur konfrontime mes palëve.

 

Banorët e Bregut të Lumit preken nga zgjatimi I Bulevardit të Ri.

 

Ata kanë hedhur akuza në drejtim të insititucioneve se nuk janë dëmshpërblyer dhe se nuk janë vënë në dijeni se banesat do të prisheshin këtë të hënë.