‘Në nivelet më të larta drejtuese të shtetit janë vendosur persona që
janë mbështetur me bursë nga fondacioni Soros’. Kështu është shprehur
Taulant Muka gjatë bisedës në studion e Fax Neës.

Sipas Mukës, emra si Elisa Spiropali, Gent Ibrahimi, apo kreu i
ASKAL, janë katapultuar në institucione mjaft të rëndësishme,
pavarësisht se ata kanë përfunduar studime në universitete të
paakredituara, dhe mjaft të kushtueshme.

“Soros ka dhënë bursa për politikanët në vendin tonë, konkretisht
Erion Veliaj, që ka publikuar dy diploma që nuk kanë as elementët më
minimalë të sigurisë, përveç tij është dhe zonja Spiropali, që po ashtu
është pjesë e qeverisë dhe ka përfunduar studimet në një Universitet të
paakredituar dhe mjaft të kushtueshëm në Kanada. Derimë sot Universiteti
i Utrecht nuk më ka konfirmuar nëse degët që ka përfunduar Veliaj janë
akredituar apo jo, dhe nuk kam marrë ende një përgjigje”, u shpreh Muka.

Sipas tij, personat e mbështetur nga Soros marrin prioritet për tu
punësuar në nivelet më të larta drejtuese, pavarësisht formimit  të
tyre, që jo në pak raste lë për të dëshiruar.

“Është e rëndësishme që të themi që ‘’kemi mbaruar jashtë”, po të
dimë rankimin e këtyre universiteteve, që janë pothuajse në të njëjtin
nivel me universitetet në Shqipëri. I vetmi ndryshim është që këta
gjejnë më lehtë punë.

Një tjetër rast që dua të shtoj është ai i ministres së arsimit
Besa Shahini, që në momentin që ajo është arsimuar në Gjermani,
programet e këtij Universiteti privat janë të paakredituara. Kreu i
KLP-së Gent Ibrahimi, që sot është kreu i KLP-së po ashtu është
diplomuar në nivelin master në vitin 192-93 në SHBA, programet e të
cilit nuk kanë qenë të dekretuara në atë kohë, pasi vetë Univeristeti
nuk ishte akredituar.

Drejtori i ri i ASKAL, Gjevori ka mbaruar në Miçigan, një prej
universiteteve që është rankuar në vendin e 800 në Amerikë, ndërsa në
botë mund të jetë dhe më keq se Universiteti i Tiranës, ndërkohë që
tarifa për regjistrim është 22 mijë dollarë”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re